Rreth Nesh

Ne besojmë se askush nuk duhet të humbasë kohë apo para duke kërkuar shërbime thelbësore. Për këtë arsye krijuam Serva. Krahasojmë alternativa, analizojmë nevojat dhe ofrojmë opsione të qarta në mënyrë të thjeshtë dhe transparente.

Qëllimi ynë është të bëjmë proceset më të shpejta, më të kuptueshme dhe më efikase.
Sepse zgjedhjet e rëndësishme duhet të jenë të lehta. Ne jemi një ekip me vizion afatgjatë, i përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të bazuara në besim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete.

Serva është zgjedhje e menduar

Jo thjesht një shërbim — por një standard.

Pse të zgjidhni Serva

Pse të zgjidhni Serva si ndërmjetës për energjinë elektrike?

Energjia është një nga kostot më të rëndësishme për çdo biznes. Një kontratë e gabuar mund të ndikojë drejtpërdrejt në fitimin tuaj.

Serva analizon faturat tuaja, studion konsumin real dhe negocion drejtpërdrejt me furnizuesit për të siguruar ofertën më të përshtatshme.

Ju nuk humbisni kohë me procedura apo krahasime të pafundme. Ju fokusoheni në rritjen e biznesit. 
Serva sigurohet që të paguani më pak për energjinë.

Kursim në kosto
100%
Kursim kohe
100%

Si punojmë

Ne nuk ofrojmë thjesht një opsion. Ne krijojmë qartësi përpara vendimit.

Procesi ynë bazohet në tre shtylla kryesore:

Analizë e detajuar

Studjojmë nevojat reale të individit apo biznesit dhe analizojmë të dhënat konkrete

Krahasim objektiv

Vlerësojmë alternativat në treg pa konfuzion dhe pa informacione të paqarta

Zgjidhje e personalizuar

Ofrojmë opsionin më të përshtatshëm sipas profilit dhe interesit tuaj.

Çfarë përfaqëson Serva

Serva nuk është thjesht një ndërmjetës, por një partner strategjik për vendime të zgjuara. Ne punojmë me vizion afatgjatë dhe ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme, ku qartësia dhe korrektësia janë standard.

Çdo bashkëpunim për ne është një përgjegjësi. Prandaj veprojmë me transparencë të plotë, profesionalizëm të vazhdueshëm dhe fokus te rezultate të matshme sepse çdo vendim që ndërmjetësojmë është një besim që duhet fituar